Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, deklaroi se Amerika i do patriotët dhe jo servilët, e aq më pak të korruptuarit.
Abazi në një postim në Facebook, tha se ashtu siç kanë premtuar në fushatë elektorale, larguan tarifën dhe filluan zbatimin e reciprocitetit.
“Ashtu siç premtuam në fushatë elektorale, në marrëveshje të koalicionit dhe në programin qeverisës. Largimi i tarifës u bë dje dhe filloi zbatimi i reciprocitetit”, shkroi ai.