Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kërkuar që pozitë e opozitë të gjejnë gjuhë të përbashkët në lidhje me Projektligjin për Trustin, ndërsa ka kërkuar nga opozita që mos të “manipulojë”, raporton Ekonomia Online
Në seancën ku po diskutohet Projektligji për Trustin, Abazi ka përmendur nënshkrimet e qytetarëve për mosshtrenjtim të energjisë elektrike.
Ai i ka mohuar edhe humbjet në Trustin Pensional, duke thënë se janë investuar në tregjet ndërkombëtare.
“Partia Demokratike e di shumë mirë që edhe në legjislatura të mëparshme kanë qenë nënshkrimet e qytetarëve për mosshtrenjtim të energjisë elektrike. Propozimi është që nëse vërtetë dëshironi t’i ndihmoni qytetarët, të bëheni bashkë për një zgjidhje. Edhe një gjë mos manipuloni me qytetarë se kanë humbur 120 milionë. Ky portfolio është investuar në tregje ndërkombëtare, as nuk kanë humbë as nuk kanë fituar. Komisionet përkatëse të ulen dhe të bisedojmë se si të dalim nga ky rreth”, u shpreh Abazi.