Abazi pas takimit me ambasadorin francez: Deri në fund të vitit mund të marrim përgjigje për vizat

Prishtinë | 25 Tet 2022 | 12:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi tha se ka shpresa që deri në fund të vitit të marrim përgjigje pozitive sa i përket liberalizimit të vizave, raporton Ekonomia Online.

Ai këto komente i bëri pasi Komisioni zhvilloi takim me ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guerot, duke shtuar se një varg shtetesh po bëjnë negociata për këtë çështje.

Tutje, ai tha se në takim kanë diskutuar edhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

“Ne sapo përfunduam një takim me Komision për Punë të Jashtme dhe Diasporë me ambasadorin Francës në Kosovë. Diskutimet tona ishin për marrëdhënie bilaterale dhe avancimin e këtyre marrëdhënieve”.

“Morën detaje sa i përket qëndrimeve të Francës dhe pozicionin për avancimin e marrëdhënieve bilaterale”.

“Për interes publik është çështja e vizave. Ne çfarë mund të themi është se ambasadori ka konfirmuar qëndrimin e presidentit Macron të qenurit në favor të liberalizimit për Kosovën me një prapashtesë që duhet të trajtohet. Kemi argumentuar se çfarë do thotë për qytetarë që ky proces mos të ketë qartësinë e plotë. Është një vlug i shteteve që po bënë negociatat. Ky proces do të vazhdojë dhe ka shpresa që deri në fund të vitit të marrim përgjigje sa i përket dinamizmit për liberalizmin e vizave”.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/gjyshinca-nuk-nderon-ambasadorin-francez-me-ngritje-ne-kembe/

Të ngjashme