Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka komentuar aksionin e Policisë së Kosovës të ndërmarrë në disa komuna të vendit, e i cili ngjalli më tepër reagime në veri të vendit.
“Luftimi i krimit, korrupsionit dhe aktiviteteve ekonomike të paligjshme është përmbushje e kërkesave të Bashkimit Evropian si parakusht për zhvillimin, sigurinë dhe funksionimin e qëndrueshëm të institucioneve demokratike të Kosovës për të gjithë qytetarët”, është shprehur ai.
“20 vjetëve të tolerimit të krimit dhe korrupsionit duhet t’u vijë fundi”.