Abazi: Procesi i Berlinit – më i rëndësishmi këtë vit, na bën të barabartë me vendet e Ballkanit

Prishtinë | 04 Nën 2022 | 10:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, e ka cilësuar procesin e Berlinit dhe marrëveshjet e arritura në kuadër të tij si më të rëndësishmet për Kosovën gjatë këtij viti, raporton Ekonomia Online.

Tutje, Abazi ka thënë se Kosova duhet të veprojë mençur sepse ky proces e orienton Kosovën drejt BE-së.

“Procesi i Berlinit dhe marrëveshjet shënojnë momentin më të rëndësishëm të vitit 2022. Është një orientim drejt vlerave euroatlantike në BE”.

“Qëndrimi ynë duhet të jetë i mençur, për të mos marrë peng qytetarët në veri të vendit. Kjo agjendë euroatlantike është e vetmja që fitojnë qytetarët. Takimi në Berlin fundos tentativa të kota për Ballkanin e hapur“.

Ky proces, sipas Abazit, është i rëndësishëm edhe për faktin se e trajton Kosovën si të barabartë me vendet e tjera të Ballkanit.

“Procesi i Berlinit i ka treguar Ballkanit se ka të bëjë me 6 shtete të barabarta dhe se nuk ka kushtëzime. Për këtë duhet t’i falënderohemi shtetit gjerman. Shpresoj që ratifikimi të bëhet në vendet e Ballkanit dhe të zbatohen në mënyrë konkrete edhe pse mund të ketë vonesa”.

Tutje ai tha se targat janë prodhim i një manovrimi që ka bërë emisari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, në mënyrë që “procesin me njohje në qendër ta vonojë sa më shumë të jetë e mundur”.

“Dialogu e ka marrë peng përfshirë edhe liberalizimin. Masat me rastin e targave kanë qëllime shumë fisnike. Ne jemi në krahë të botës perëndimore. Serbia qartazi e ka sabotuar dialogun. Vendimet duhet t’i marrim në interes të Kosovës”.

Të ngjashme