Deputeti Haki Abazi ka reaguar ashpër pas raportimit se Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe nga pozita e anëtarit të Komisionit për MSA-në.
Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka thënë se do të flet edhe për audio dhe video incizime për skandale të tjera lidhur me urdhrin e kryeministrit Albin Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin e tij nga pozitat e lartcekura.
“Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë. Nesër poashtu Flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë”, ka shkruar Abazi, në faqen e tij në Facebook.
Postimi i plotë:
Të nderuar gazetarë dhe qytetarë të dashur,
Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE – Kosovë.
Nesër, po ashtu Flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë.