Abazoviqi e konfirmon, shkon në Serbi më 29 qershor

Prishtinë | 08 Qer 2022 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka njoftuar se gjatë këtij muaji do të vizitojë Serbinë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai thotë se me presidentin serb Aleksandar Vuçiq ka rënë dakord që të dyja shtetet janë të drejtuara nga njëra-tjetra dhe se së bashku duhet të krijojnë një të ardhme evropiane të bazuar në pajtim dhe bashkëpunim.

“Mali i Zi dhe Serbia duan të rivendosin marrëdhëniet e tyre. Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe unë ramë dakord që të dyja shtetet janë të drejtuara nga njëra-tjetra dhe se së bashku duhet të krijojnë një të ardhme evropiane të bazuar në pajtim dhe bashkëpunim. Jam shumë i kënaqur që më 29 qershor do ta vizitoj Serbinë”, ka shkruar kryeministri malazez, i cili sot ishte pjesë e Samiti “Ballkani i Hapur” në Ohër.

https://www.facebook.com/abazovicdritan/posts/583698773111647

Të ngjashme