Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka falënderuar kosovarët për mikpritjen që iu kanë bërë tifozëve dhe lojtarëve anglezë për ndeshjen Kosovë-Angli.
Përmes një video ai ka thënë se tanimë është edhe më krenar që është ambasador në Kosovë.
“Do të dëshiroja të falënderoj nga thellësia e zemrës sime, popullin e Kosovës për mikpritjen që i kanë ofruar ekipit dhe përkrahësve anglezë këtë vikend”.
Më poshtë mund ta ndiqni videon e plotë të tij.