Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka njoftuar se ka pritshmëri pozitive për takimin e sotëm mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Përmes një postimi në Tëitter, Abbott thotë se në rast të një rezultati pozitiv, do të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe komunitetet.
“Një rezultat pozitiv nga bisedimet e #Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi mund të ndodhë me vullnet politik, guxim dhe pragmatizëm nga Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq. Do të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe komunitetet. Mbretëria e Bashkuar e mbështet lehtësuesit e BE-së dhe është i gatshëm të ndihmojë zbatimin” ka shkruar Abbott.