Lumir Abdixhiku, ka mbajtur fjalimin e tij në Kuvendin e 10-të Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai ka nderuar lart veprën e themeltarëve të kësaj partie, të atyre që janë gjallë dhe të atyre që nuk jetojnë më.
Numri një aktual i LDK-së, kujtoi në veçanti veprën e presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Ai ka thënë se shpreson që të jenë të aftë të bëjnë atë që kanë bërë ata.
“Në emër të gjithë juve, gjithë anëtarësisë sonë, shprehi jo vetëm falënderim e mirënjohje, por të ngrehi në lartësinë më të madhe patriotike kontributin e gjithë burrave dhe grave të LDK-së, të atyre që janë e të tjerët që s’janë mes nesh, themeltarëve të kësaj shtëpie të demokracisë, që të rreshtuar prapa atit themeltar të Republikës së Kosovës, presidentit historik doktor Ibrahim Rugovës., bënë gjithë rrugëtimin për liri, pavarësi e demokraci , atë që e pamë të gjithë, atë që na qëndron si rikujtim i këtij misioni fisnik. Faleminderit të gjithëve, qofshim të aftë të bëjmë e të ruajmë atë çfarë bëtë ju”, ka thënë Abdixhiku në fjalimin hapës të Kuvendit të dhjetë zgjedhor të LDK-së.