Në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku foli për punën e tij prej dy vjet e gjysmë si kryetar. 333 delegatëve iu tha se ata kanë marrë “detyrën e delegimit të kësaj përgjegjësie drejt organeve të reja të partisë, për t’i dhënë prirje e orientim jo vetëm Lidhjes Demokratike të Kosovës, por edhe gjithë Republikës së Kosovës”, raporton Ekonomia Online.
Në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së, Abdixhiku foli për punën e tij prej dy vjet e gjysmë si kryetar. 333 delegatëve iu tha se ata kanë marrë “detyrën e delegimit të kësaj përgjegjësie drejt organeve të reja të partisë, për t’i dhënë prirje e orientim jo vetëm Lidhjes Demokratike të Kosovës, por edhe gjithë Republikës së Kosovës”.
Në fjalën e tij në Kuvendin e 10-të Zgjedhor, Abdixhiku ka folur për punën e tij në krye të LDK-së.
“Kemi thënë se zgjedhjet në LDK janë festë, janë festë sepse manifestojnë themelin e vetëbesimit tonë ideologjik. Atë të shprehjes e demokracisë, një vlerë e marrë si e mirëqenë për grupimin tonë politik por më besoni më e domosdoshme sidomos në këtë kohë. Ky nivel i masivizimit demokratik, është shenj e një thirrje e anëtarësisë si pritje e tyre ndaj secilit prej nesh. Së bashku kemi arritur ta bëjmë rrugën e ringritjes sonë të madhe, atë që e kërkonim të gjithë, atë që besonim se do ta gjenim të gjithë. E gjetëm sepse kemi ecur drejt, na gjeti sepse kemi ecur mbarë”, u shpreh Abdixhiku.
“Dy vite e gjysmë më parë, ne u gjendëm para një sfide të pazakontë për ne”, tha ai, duke përmendur rezultatin më të dobët historik që LDK e mori në zgjedhjet e vitit 2021.
“Dy vite e gjysmë qëndroj me bindje të plotë se kemi arritur rrugën e ringritjes sonë që besonim të gjithë, na gjeti sepse kemi ecur mbarë. Dy vite më parë u gjendëm para një sfide të pazakontë për ne dhe për vetë Republikën, të dalë nga një rezultat zgjedhor që tregonte si më i ulëti historik, të përballur me populizmin e përmasave të paarritura më parë”, u shpreh Abdixhiku.