Abdixhiku: Autostrada e Anamoravës dhe stadiumi i Qytetit do të përfundojë brenda dy vitesh

Prishtinë | 06 Shk 2025 | 19:10 | Nga Hasan Hoti

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit në Gjilan, ka premtuar përfundimin e autostradës së Anamoravës deri te Dheu i Bardhë, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, kjo do të përfundohet brenda mandatit të qeverisë së tyre.

Gjatë tubimit elektorale në Gjilan, ai është zotuar për investime në shëndetësi, arsim e infrastrukturë.

Abdixhiku ka premtuar edhe anëtarësim në BE dhe NATO.

“Anomorava e të parëve të mi qenka ngritur nëkëmbë. Qenka besatu për ndryshim të madh nacional dhe kjo kryengritje e juaja, na bindë përfundimisht, se ndryshimi i premtuar po merr formë, po merr trajtë, po merr kuptim. Ky rrugëtim i ri historik po formësohet dhe nëGjilanin tuaj, në Karadakun e Kryengritësve tëmëdhenj, patriotëve si Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani e Agim Ramadani. Tre kolosë tëmëdhenj, tre emra historik, që në tri epoka tëndryshme historike, u kryengritën për t’i dhënë Gjilanit, Kosovës e gjithë shqiptarëve vlerën mëtë madhe njerëzore pra vet lirinë. Dhe ëndrra e tyre e djeshme, për të ruajtur, mbrojtur e lartnuar shtetin që kemi, na qëndronsot jo vetëm si rikujtim për sakrificë, por na qëndron sot si kushtrim për përbashkim e për shpëtim”.

“Sepse e të gjithë e dijmë, se kur gjërat shkojnë keq, kur gjërat shkojnë mbrapshtë, kur eksperimentet përfundojnë, e kur qytetarët kosovarë kërkojnë seriozitet, punë e shtet, ata kanë një adresë dhe një adresë të vetme, kanë një drejtim dhe një drejtim të vetëm, kanë një shtëpi dhe një shtëpi të vetme, kanë Lidhjen Demokratike të Kosovës – shpresën e parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës”.

“Kosova, Republika jonë, qëndron në udhëkryqin më të madh politik e ekzistencial që nga themelimi i saj si shtet i pavarur e sovran. Dhe në këtë udhëkryq, në këtë definimin të së ardhmes sonë, qytetarët e Kosovës, ju të dashur qytetarë të Gjilanit, duhet të kuptoni peshën e zgjedhjeve tuaja. Sepse këto zgjedhje, nuk bëhen vetëm për të përcaktuar një Kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Ato, para së gjithash, bëhen për të përcaktuar vet Kosovën. Si një shtet në zhvillim, me njerëz që bëjnë jetën këtu, si një shtet të hapur në lumin e madh të rrjedhave botërore, apo si një vend i zymtë, i propagandës, i përçarjes, i mbylljes e i sanksioneve, si një vend i zbrasjes së dhimbshme – i thyerjes së madhe përtej së cilës mbesim edhe pak, edhe vet, edhe keq. Këtë zgjedhje unë e kam të qartë! Ketë zgjedhje ju duhet ta keni të qartë. Më 9 shkurt është koha të zgjedhni ju”.

Të ngjashme