Abdixhiku: Çështja nuk është a do të ketë Asociacion, por si dhe kur do të bëhet

Prishtinë | 02 Shk 2023 | 21:19 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se çështja sa i përket Asociacionit tashmë është se si dhe kur do të bëhet, dhe jo se a do të bëhet apo jo.

Abdixhiku thotë se Kryeministri Kurti, sot në Kuvend ndërroi kurs nga atë që grupi i Vetëvendosjes tha gjatë fjalimit se “nuk do të ketë Asociacion”.

“Tani mund të flasim se si mund të bëhet Asociacioni, çështja në Kosovë më nuk është a do të ketë Asociacion, por kur dhe si do të bëhet. Dhe kam përshtypjen se ky deklarim i Kryeministrit sot, i zuri në befasi edhe shumicën sepse para fjalimit të tij në Kuvend kishte një fjalim të GP të VV-së që fliste se nuk ka Zajednicë, nuk ka Asociacion. Dhe në një moment të caktuar, pozicioni i tij ishte ndërrim kursi, por që po them është detyrë e tij që t’iu shpjegoj njerëzve të vetë për këtë ndryshim”, tha Abdixhiku në T7.

Ndryshe, kujtojmë se Abdixhiku kishte një debat të ashpër sot në Kuvendin e Kosovës me kryeministrin Kurti për çështjen e Asociacionit.

Të ngjashme