Pas takimit me mërgimtarë në Belgjikë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të vazhdojë udhëtimin e tij për në Rotterdam, ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane i cili mbahet më 31 maj dhe 1 qershor.
Në këtë Kongres marrin pjesë liderë të partive të djathta evropiane, të cilat janë anëtare të PPE-së.
Në komunikatën për media nga LDK thuhet se kryetari Abdixhiku do ta ketë fjalën e tij, me ç’rast do t’ju drejtohet të pranishmëve për sfidat me të cilat po përballen qytetarët si dhe do të kërkoj mbështetje për Kosovën në proceset integruese, ndërsa fjalimin e tij do ta pranoni në kohë.
“Kryetari Abdixhiku do të zhvillojë edhe takime me Presidentin e PPE-së si dhe liderë tjerë”.