Abdixhiku: Pagat e Trustit nivelohen me ato të BQK-së

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 11:54 | Nga

Deputeti i LDK–së në Kuvendin e Kosovës, Lumir Abidxhiku, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar është bërë nivelim i pagave të Trustit me ato të BQK-së.

Ky është postimi i Abdixhikut:

Siç ju kam paralajmëruar më parë, pas iniciativës të Komisionit që udhëheq, pagat e menaxhmentit të TRUST-it përfundimisht – pas 10 viteve debat – nivelizohen me ato të BQK-së.

Sot pranova njoftimom e Bordit të Trustit që konfirmon këtë ndryshim e zvogëlim. Jam i lumtur për këtë. Kemi konsideruar vazhdimisht se pagat prej 6000 eurove ishin jo proporcionale me rendin institucional në vend dhe me nivelin ekonomik në Kosovë.

Natyrisht, do të ishte mirë që shembulli i tille të ndiqej edhe nga qeveria e institucionet tjera në vend, që fatkeqësisht, tani për tani, kanë zgjedhur rrugë krejt tjetër.

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme