Abdixhiku e Rama te shtatorja e Rugovës: Nën hijen e një figure që na kujton rrugën e gjatë drejt lirisë

Prishtinë | 17 Nën 2025 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë një foto me kryetarin e Prishtinës, nga radhët e kësaj partie, Përparim Rama.

Foton e bërë para shtatores Ibrahim Rugova në kryeqytet, Abdixhiku e ka komentuar me fjalët ‘’ Nën hijen e një figure që na kujton rrugën tonë të gjatë drejt lirisë e qytetarisë’’.

Postimi:

Mirëmbrëma Prishtinë.

Mirëmbrëma Kosovë. ✌️

Nën hijen e një figure që na kujton rrugën tonë të gjatë drejt lirisë e qytetarisë, sot jemi bashkë; me besim, me qetësi dhe me një vizion të qartë për të ardhmen. Prishtina flet çdo ditë me dinjitet. Kosova ecën përpara me punë e përkushtim.

Të ngjashme