Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u shprehu falënderim qytetarëve për përkrahjen e dhënë në tubimet para zgjedhjeve të 12 tetorit.
Postimi i plotë:
JU FALEMINDERIT!
Një falenderim i veçantë, – në mes të kësaj fushate – për të gjithë pjesëmarrësit e tubimeve tona qendrore deri më tani.
Tubimet tona ishin manifestim i përbashkët i një ëndrre të madhe që kemi për vendin, qytetet tona e komunat tona.
Mbështetja juaj, lidhja jonë tashmë e fortë, rikonfirmimi i entuziazmit për LDK-në, për vlerat tona e për kandidatët tanë, janë shenjë e qartë e një fitoreje të madhe elektorale më 12 tetor. Tashnë nuk kemi asnjë dyshim, se kjo fitore do të jetë më e madhja që nga shpallja e pavarësisë.
Jemi vetëvetja. Jemi të vërtetë. Jemi mes njerëzve tanë që duan shpresë. Dhe kaq na mjafton për të vazhduar me fitoret tona dhe me rritjen tonë si asnjëherë.
Le të vazhdojmë në 12 ditët e mbetura deri më 12 tetor! Le të qëndrojmë krah njëri tjetrit.
Sepse lodhja nuk na ndal, ëndrrat nuk na shuhen, besimi gjithmonë na ngre në këmbë. Dhe koha është të ngrihemi sërish në këmbë.
LDK dje, LDK sot, LDK përgjithmonë! ✌️





