Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër i LDK-së, ka thënë se në Gjilan mori një mbështetje të madhe nga qytetarët në tubimin që pati sot.
Në një postim në Facebook, ai ka shpërndarë edhe një fotografi ku shihen numër i madh i qytetarëve që dolën në mbështetje të tij sot.
“Gjilan, vllaçko, çka ke ba’ kështu?!”.
“E qartë, gjithçka tani e qartë; fitore dhe asgjë më pak!”, ka thënë Abdixhiku.