LDK-ja gjatë një konference për media ka bërë të ditur që procesi zgjedhor për raundin e dytë në zgjedhjet komunale ka filluar në rregull, pa ndonjë problem.
Shefi i shtabit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka thënë që beson se procesi do të vazhdoj i tillë, përderisa ka bërë thirrje për angazhimin e drejtësisë për mbarëvajtje sa më të mirë të këtij procesi zgjedhor.
“Deri tani nga informatat që kemi procesi është duke u zhvilluar në mënyrë të rregullt. Jemi të bindur se qytetarët sot në mënyrë masovike do t’i përgjigjen votimit. Jemi të lumtur që procesi ka filluar në mënyrë të rregullt dhe pa incidente”.
LDK-ja ka shkuar në balotazh në dhjetë komuna, në Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Istog, Suharekë, Ferizaj, Kamenicë, Vushtrri, Obiliq dhe Dragash.