Kryeministri Albin Kurti i është kundërpërgjigjur kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili tha se Kurti duhet ta kthejë diplomën e inxhinierit nëse “nuk e di se rryma rezervohet”.
Ai madje ka ironizuar duke thënë “ia uroj vitin e ri zotit Abdixhiku dhe opozitës në përgjithësi, ju dëshiroj të gjitha të mirat në vitin 2022”.
“Kur kanë menduar për zgjedhje në prill, mos e kanë pasur fjalën për 1 prillin, ia uroj vitin e ri zotit Abdixhiku dhe opozitës në përgjithësi, ju dëshiroj të gjitha të mirat në vitin 2022″.
“Unë njëmend jam i zënë edhe me punët në subjektin tim politik dhe nganjëherë më duhet të mungoj, duket që zoti Abdixhiku është shumë më i zënë në subjektin e tij politik. Diplomën e kam në UP, nuk e kam për blerje në bursë, nuk besoj që kemi bërë asnjë lëshim ose gabim deri tani”.
“E di që ndodhemi nën sulme dhe akuza të shumta të opozitës, por duhet ta kuptoni që kam ardhur në qeverisje me një fitore të listës tonë me mbi 50 për qind”, ka thënë Kurti.