Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, shkruan EkonomiaOnline.
“Sot, në ditën e parë të punës, vizitova kryetarin e ri të Prishtinës, mikun tim, Përparim Ramën. E urova për detyrën e re dhe për misionin e tij dhe të ekipit të tij drejt transformimit të kryeqytetit”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Ai ka shprehur bindjen se mbështetja qytetare për të dhe LDK-në, në zgjedhjet e 14 nëntorit, do të përkthehet në punë e angazhime të drejta, të mbara e të mëdha për secilin qytetar të Kryeqytetit.
“Prishtina po nis një etapë të re zhvillimore, prandaj këtë rrugëtim do ta mbështesim me çdo forcë të gjithë”, ka shrkuar Abdixhiku.