Abdixhiku i shpreh ngushëllime familjes së Nazif Gashit: Kontributi i tij, i paharrueshëm

Prishtinë | 11 Dhj 2025 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka shprehur ngushëllime familjes Gashi me rastin e ndarjes nga jeta të ish-boksierit, Nazif Gashi.

Përmes një telegrami ngushëllimi, Abdixhiku tha se Gashi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit, duke e bërë Kosovën krenare me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme dhe me shpirtin e tij luftarak që frymëzoi gjenerata të tëra sportistësh.

Pos tjerash, i pari i LDK-së tha se kontributi i Gashit do të mbetet i paharrueshëm, jo vetëm në ring, por edhe në kujtesën e gjithë atyre që e njohën.

Telegrami i plotë i ngushëllimit:

“E nderuara familja Gashi,

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-boksierit të njohur, Nazif Gashi, një emër i madh i sportit kosovar dhe ikonë e gjeneratës së artë të boksit të Prishtinës.

Nazif Gashi la gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit tonë, duke e bërë Kosovën krenare me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme dhe me shpirtin e tij luftarak që frymëzoi gjenerata të tëra sportistësh. Kontributi i tij do të mbetet i paharrueshëm, jo vetëm në ring, por edhe në kujtesën e gjithë atyre që e njohën.

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe timin personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, miqve dhe gjithë komunitetit sportiv për këtë humbje.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”

Të ngjashme