Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Lumir Abdixhiku, ka dhënë detaje për menaxhimin e qytetarëve të kthyer nga jashtë shtetit, të cilët po vendosen në karantinë për shkak të përhapjes së Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.
“Nga fillimi i pandemisë së bashku me ministrinë tonë të bëjë kthimin e kontrolluarve qytetarëve tanë. MPJ ka identifikuar kërkesat e qytetarëve për kthim, fillimisht kanë qenë ata me nevoja urgjente”.
“Kemi pasur interes të shtuar për qytetarët jashtë vendit. Për një muaj kohë, janë realizuar fluturime me Zvicra, Gjermania, dhe udhëtime tokësore, të gjitha këta janë vendosur në Qendrën Studentore”.
Ai ka sqaruar se në Qendrën e Studentëve gjatë së hënës janë vendosur 106 qytetarë të ardhur nga Zvicra, kurse pasdite do të vendosen edhe të kthyerit nga Turqia.
“Dje janë vendosur 106, qytetarë nga Zvicra, sot nga ora 5 do të vinë qytetarë nga Turqia, të cilët kanë qenë me probleme shëndetësore. Gjatë kësaj jave edhe kemi edhe tri kthime të tjera”.
Abdixhiku ka thënë se ka kërkuar të shtohen vendet për karantinë.
“Kam kërkuar që të shtohen vendet në karantinë. Secili i kthyer i nënshtrohet testeve. Asnjëri prej të karantinuarve nuk ka infektuar njerëz për rreth. Karantinimi ka funksionuar mirë, jemi duke organizuar kthimin e 100 personave përtej atlantikut nga ShBA-ja”.
Abdixhiku më tutje ka thanë se poashtu ministria e ka vazhduar me dezinfektimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.