Abdixhiku: Jo rastësisht Hykmetja po sulmohet nga moçali propagandistik i pushtetit

Prishtinë | 18 Nën 2024 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka dalë në mbrojtje deputetes Hykmete Bajrami, pasi kjo e fundit u akuzua nga LVV-ja për platformën për digjitalizimin e arsimit.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se Bajrami po sulmohet jorastësisht nga moçali propagandistik i pushtetit.

Sipas tij, këto sulme të pushtetit janë përgjigje e dëshpëruar e tyre ndaj dekonstruktimit publik që Hykmetja po ua bën pothuajse çdo ditë!

Postimi i plotë:

Profesoresha Hykmete Bajrami, nënkryetarja e LDK-së, po sulmohet jo rastësisht nga moçali propagandistik i pushtetit. Sulmet ndaj saj – vërtetësia e të cilave më s’po zgjatë as një gjysmë dite – janë përgjigje e dëshpëruar e një pushteti dëshpërues ndaj dekonstruktimit publik që Hykmetja bën në gjithë ekzistencën e vet politike – pothuajse çdo ditë!

Prandaj, si e tillë, ajo merr mbështetje të madhe qytetare. Sepse e vërteta vlerësohet nga njerëzit e lirë të kësaj Republike; e veprimtaria publike e një gruaje në politikë s’duket ndryshe përveç se kështu!

Hykmete Bajrami është zonjë e fortë!

Ajo mbetet model i një gruaje të angazhimit të pastër, të dijshëm e mbi të gjitha profesional – tipare këto të panjohura për kundërshtatët e saj e tonë!

Të ngjashme