Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u takua sot me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali, me të cilën bisedoi për zhvillimet politike dhe qëndrimet e partisë ndaj situatës aktuale.
Ai theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve me Greqinë dhe avancimit të bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët.
“Kryetari Abdixhiku po ashtu vlerësoi rolin e Greqisë si një shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe si një partner i rëndësishëm rajonal, duke theksuar se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Greqisë në proceset integruese evropiane dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të saj. LDK mbetet e përkushtuar për thellimin e këtij bashkëpunimi në shërbim të stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon”, thuhet tutje në njoftim.
Sipas njoftimit, LDK mbetet e përkushtuar për thellimin e këtij bashkëpunimi në funksion të stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm rajonal.