Abdixhiku kërkon në Kuvend që Kurti të raportojë për dialogun, fjala e tij përcillet me zhurma

Prishtinë | 02 Mar 2023 | 10:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku kërkon që pika e parë e seancës së sotme të jetë raportimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për takimin që e kishte me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel, më 27 shkurt, raporton Ekonomia Online.

Teksa ai ka folur për dialogun me Serbinë, Abdixhiku tha se “zhurma e deputetëve të VV-së tregon frikë“.

Për këtë, kryekuvendari Glauk Konjufca ua tërhoqi vërejtjen deputetëve duke i kërkuar atyre më shumë qetësi, teksa fjalën e kishte Abdixhiku.

“Qetësi ju lutem deri ta përfundoj”, thoshte Konjufca gjatë seancës.

Abdixhiku kërkoi nga çdo grup parlamentar që ta përkrah mocionin për raportimin e kryeministrit.

”Në vitin 2020 keni kërkuar marrëveshje me njohje“, tha Abdixhiku teksa tregonte se Kurti ka ndryshuar qasje.

Më pas, Abdixhiku propozoi mocion procedural që si pikë e parë të rendit të ndodh raportimi i kryeministrit Albin Kurto pas procesit dialogut konform rezultateve të nxjerra në Kuvend.

Ai kërkoi mbështetje për këtë mocion nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, transmeton Paparaci.

“Nuk e di pse pushteti po frikësohet nga e vërteta dhe kjo marrëveshje. Më lejoni ta shtroj mocionin procedural me arsyetim dhe më pas e jepni qëndrimin e juaj. Pra, në nenin 7 një nga pranimet e bëra është ajo e marrëveshjes së Asociacionit jo-etnik sipas Gjykatës Kushtetuese, pozicion i ynë tash e sa kohë. Tjetër punë, se si arsyeton Kurti para bazës së vet”, tha ai në Kuvend.

Të ngjashme