Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se dramat e sotme, krizat e përvitshme dhe fajësimet e pandalshme po e shterojnë Kosovës, dhe se vendit i duhet një tjetër rrëfim.
Ai shkruan se koha kërkon bashkim, të instiucuonalistëve, mbështetësve dhe gjithë udhëtarëve të rrugës euroatelantike. E për këta ai thotë se është një shtëpi e përbashkët e që është LDK.
Postimi i plotë:
Koha kërkon bashkim.
Të institucionalistëve, mbështetësve të Republikës dhe të gjithë udhëtarëve të rrugës euroatlantike.
Të gjithë këta kanë një shtëpi të përbashkët, Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Prandaj, do të nis bashkimin e madh politik e qytetar rreth një projekti të përbashkët. Një projekti që tejkalon secilin prej nesh. Që tejkalon dallimet e vogla, ambiciet e mëdha dhe hidhërimet e së shkuarës. Ato në kohë krizash e përballë fateve të mëdha të së ardhmes, bëhen krejtësisht të parëndësishme.
Dramat e sotme, krizat e përvitshme dhe fajësimet e pandalshme po e shterojnë Kosovën. Vendit i duhet një tjetër rrëfim. Një rrëfim që bashkon, që normalizon jetën politike, që zhvillon shtetin dhe e ankoron përgjithmonë në Perëndim.
Le ta bëjmë.
Do ta bëjmë!✌️