Abdixhiku: Kosova duhet të ndryshojë, LDK-ja është shpresa e së ardhmes

Prishtinë | 31 Jan 2025 | 20:16 | Nga Hasan Hoti

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubim madhështor në Piranë të Prizrenit, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku tha se ky vend është “zemra e LDK-së dhe i jep forcë fitores më 9 shkurt”.

Kjo forcë duhet të na vijë sot dhe shumë shpejt sepse Kosova ka nevojë sërish për LDK-në, shpresën e parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës. Me përçarjes dhe urrjetjes, ne jo vetëm thirrjet përbashkuese por duhet ta gjejmë rrugën për të ecur përpara”.

“Ky kushtrim i djathtë na thërret si pasardhës te qëndresës, si pasardhës të rezistencës. Na thërret të jemi bashkë, të shtrojmë dorën e afrimit me secilin të lënë anash, e mbi të gjitha, të kërkojmë mbështetje mbarëkombëtare për ndryshimin e madh që e kemi përpara. Sepse, le ta themi thjeshtë, le ta themi qartë, Kosova duhet të ndryshojë. Të ndryshojë për njerëzit e vet. Jo duke mbetur peng i së shkuarës, jo duke mbetur peng i përplasjes, por duke qenë shpresë e së ardhmes. Aty ku ne duhet ti përcaktojmë fatet tona të mëdha”.

Të ngjashme