Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 11 vjetorin e vdekjes përkujton veprimtarin Nimon Alimusaj.
Ai ka thënë se Nimon Alimusaj i përket plejadës së personaliteteve më të spikatura të kombit që u udhëhoqën nga ideali më sublim, ai i lirisë
“Nimon Alimusaj i përket plejadës së personaliteteve më të spikatura të kombit që u udhëhoqën nga ideali më sublim – ai i lirisë. Ai u bashkëngjit në grupin e intelektualëve e atdhetarëve të tjerë që u angazhuan me tërë qenien në lëvizjen për pajtimin e gjaqeve, duke pajtuar shumë familje dhe unifikuar qytetarët e Kosovës në përpjekjet e tyre për çlirim.
Nimoni ishte veprimtar i palodhshëm i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ai kishte virtyte të larta njerëzore e kombëtare.
Nimon Alimusaj punoi e veproi në rrethana të vështira për vendin tonë, megjithatë ai asnjëherë nuk u tremb dhe nuk e zvogëloi aktivitetin e tij. Nimon Alimusaj ishte anëtar i Kryesisë së LDK-së, deputet dhe profesor i gjuhës shqipe. LDK-ja dhe të gjithë qytetarët e Kosovës do ta kujtojnë veprën e Nimon Alimusajt me nderimet më të larta.”