Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kundërshtarët politikë sot kanë pritur ndarjen e këtij subjekti.
“Mund të kenë pritur ndarje. Mund të kenë pritur përplasje e përçarje. Kundërshtarë e komentatorë jo pak, mund të kenë pritur gjithçka – veçse jo një LDK bashkë. Kjo i trishton”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Ai ka deklaruar se në momentet më kritike të Kosovës, LDK megjithatë mbetet bashkë.
“Me individë që para vetes vendosin Lidhjen dhe shtetin. Ajo vjen para zgjedhjeve si unike, me një shtëpi të fortë e me një lider që ka një ekipë të tanë pas”.
“Me të, të gjithë bashkë, do të nisim orën e ndryshimit në Kosovë. Beteja jonë fillon tash. Tik tak!”.