Abdixhiku-Kurtit: Çfarë ndodhi me kushtet për dialogun, nuk e kishit prioritet?

Prishtinë | 11 Qer 2021 | 12:46 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se ryeministri Albin Kurti nuk tregoi se çarë do të bisedohet në Bruksel, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku në seancën e sotme të Kuvendit ka pasur disa pyetje për kreun e Qeverisë.

Madje Abdixhikut tha se Kurti tashmë ka ndryshuar qëndrim për dialogun.

Abdixhiku shtoi se Kurti të martën shkon në dialog ndonëse kishte thënë se ky proces nuk është prioritet për të.

“Kurti do të takohet ballë për ballë me Vuçiq. Bën mirë që përfaqëson Kosovën përballë kujtdo qoftë. Më 2012 Kurti si opozitë kishte kundërshtuar protestat më të dhunshme në kundërshtim të nisjes së dialogut pa kushte”.

“Polarizimi ekstrem ishte bërë pengesë për avancimin e Republikës së Kosovës. Asgjë nuk ka ndryshuar vetëm se një njeri nga opozita është në pushtet. Çfarë ndodhi me kushtet para dialogut, me kërkimfaljen, dëmet e luftës, dialogun e brendshëm para dialogut të jashtëm?”.

“Të martën udhëtoni pa asnjë kusht. Nuk ju gjykoj pse merrni pjesë në dialog. Është proces natyral që secili politikan duhet ta bëjë. Ne petkun e ri prej pushtetari e ke kuptuar se obligimeve si këto nuk mund dhe nuk duhet t’u ikësh. Të martën me këmbë e duar je në dialog”.

“Kryeministri është i papërgatitur për dialog. Jemi të painformuar se çfarë do të bëjë të martën në Bruksel. Kjo i bjen se ka dialog të keq”.

“Kryeministri duhet të raportojë mbi raundin e ri dialogues, ku ai këtë të marte është pjesë. Ky çfarë do të bëjë, çka ka ndodhur e dijmë, po ky çka do të bëjë. Nuk je më opozitar z.Kurti, je njeriu që i ke krejt, trego çka do të bësh, nga 25 minuta fjalim, 24 i pate për të shkuarën, vetëm një atë se çka do të bësh. Përgjigjësia juaj është morali, për qëndrimet që i keni pas dikur e që i keni tani, ka një transformim tuaj”, tha Abdixhiku.

“Tash në petkun e ri prej pushtettarit, me siguri ke arritur të kuptosh një gjë ose dy, obligimeve nuk duhet të ju ikësh, mos ki frikë, do të ju gjykoja nëse keni frikë nga ballafaqimi. Po të gjykojmë se ke ndryshuar radikalisht në secilën kauzë”.



Të ngjashme