Abdixhiku – Lajçakut: Dialogu të mbyllet me njohje reciproke, nën kufijtë aktualë dhe sipas rendit kushtetues

Prishtinë | 16 Sht 2021 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogin Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Në këtë takim është diskutuar për procesine dialogut Kosovë – Serbi, ku Abdixhiku ka theksuar se përfundimi i dialogut duhet të jetë me njohje reciproke, kufijtë aktual dhe rregullin kushtetues.

“Kryetari i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, z. Miroslav Lajcak. Temë e diskutimit ishte procesi i dialogut Kosovë – Serbi, me ç’rast kryetari Abdixhiku e ritheksoi qëndrimin e LDK-së që dialogu të përfundojë me marrëveshje përfundimtare e cila do të qojë në njohjen e ndërsjelltë të të dy vendeve, duke respektuar kufijtë aktual dhe rregullin kushtetues, si dhe në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore”, ka njoftuar LDK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme