Lumir Abdixhiku, kandidat për kryetar të LDK-së, ka thënë se Lidhjes Demokratike i duhet një frymë e re
Abdixhiku ka thënë në Rubikon se me përgjegjësi, kërkon të japë kontribut në forcimin e partisë.
“Do të angazhohem të bindë secilin se platforma ime është zgjidhja e duhur për LDK-në”, u shpreh ai.
Abdixhiku, tha se “në gjendjen e tanishme nuk duhet të rrimë të qetë”.
Rënia e LDK-së, sipas Abdixhikut, ishte për faj të vet partisë.
“Analiza e tillë na shpie te vetvetja, duhet fajësuar vetëm vetja. Votuesi LDK-së i ka dhënë shanse të vazhdueshme. Nuk dëgjuam zërin e qytetarit, që s’ishte zë por britmë. LDK-ja nuk ishte e vëmendshme për këtë”, tha tutje ai