Numri 8 për garim në listën e kandidatëve për përfaqësues në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së i atribuohet Lumir Abdixhikut.
Për këtë, ai në Rubikon të KTV-së thotë të mos ketë negociuar me kolegët brenda subjektit. Brenda partisë, thotë Abdixhiku, ka pasur vullnet që ai të shtyhet para.
Krejtësisht natyrale e quan përfundimin e tij në LDK si qendër e djathtë.
E kjo sipas tij erdhi si rrjedhojë e frymës së re brenda LDK-së si hapja e lëvizjes jo vetëm ndaj emrave por edhe ndaj ideve.
“Është hapja e lëvizjes jo vetëm në emra të rinj por në ide të reja duke e ruajtur një kontinuitet, sepse është një parti e cila po shënon 27-vjetorin tashti”, ka thënë ai.
Sipas Abdixhikut, kjo kthesë reformuese po merret duke ruajtur vlerën tradicionale që ka ky subjekt e që sipas tij është mbrojtja e Republikës së Kosovës.
Ai thotë të ketë kërkuar që LDK të garojë e unifikuar dhe në front kundër kapjes së shtetit.