Ka disa muaj që ka filluar ndërtimi i një rreth rrotullimi në hyrje të Prishtinës, ndërkohë punimet të cilat po vazhdojnë janë duke shkaktuar tollovi e vonesa të mëdha në komunikacion.
Megjithatë ministri i ri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, thotë se do të intensifikojë veprimet për t’u rritur dinamika e punës, meqenëse sipas planit që ka gjetur në ministri punimet atje pritet të përfundojnë në muajin maj.
Për ministrtin Abdixhiku një afat i tillë kohor është shumë i largët.
“Sipas planeve që i gjeta këtu, ishte deri në maj. Mu duk larg shumë. Kërkova një dinamikë të re”, ka thënë ai , i pyetur se kur do të përfundojnë punimet atje.
Ndërkohë ka parlajmëruar se do të vizitojë vendin ku po punohet gjatë javës që po vjen.
“Javën tjetër jam me kontraktorin dhe me zyrtarët në vend punim. Duhet me u kry shpejt”, ka thënë ndër të tjera ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, shkruan gazetaexpress.