Abdixhiku: Me LDK-në bizneset do të shohin shtetin si partner, jo si kundërshtar plot frustrim

Prishtinë | 15 Jan 2025 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një vizitë në kompaninë për konstruksione metalike “Liga Steel” në Lipjan, ku u takua me drejtues dhe punëtorë të kësaj kompanie.

Gjatë kësaj vizite, Abdixhiku përcolli një mesazh të qartë për të gjitha bizneset në Kosovë: “Të gjitha këto biznese janë patriotët modern të kohës. Qeveria duhet të jetë me ta partnerë, e afërt, t’i zgjidh problemet e tyre e jo t’i kërcënoj, kundërshtoj e t’i bëjë pjesë e fushatave elektorale me gjuhë të urrejtjes.”

Ai garantoi se pas 9 shkurtit, qeveria e ardhshme e drejtuar nga LDK-ja do të krijojë një ambient të favorshëm për bizneset, duke i trajtuar ato si partnerë të përbashkët për zhvillimin e vendit.

“Jemi këtu për të çuar mesazh për të gjitha bizneset e Kosovës se pas 9 shkurtit, Qeveria e ardhshme e Kosovës, qeveria e djathë e Kosovës, bizneset i sheh si partnerë, do të jetë me ta, do të punojë me ta dhe do ta bëjë Kosovën me ta” – deklaroi Abdixhiku gjatë vizitës.

Të ngjashme