Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për zgjedhjen e presidentes dhe qëndrimin e LDK-së.
Abdixhiku në “Debat Plus” ka thënë se pret që deputetët e LDK-së të jenë në një vijë me partinë në raport me zgjedhjen e presidentit.
“Edhe në të kaluarën ka pasur mendime ndryshe kur janë marrë këso vendime të mëdha. Nuk e di kur do të përfundojnë këto ndarje në LDK. Unë vet në të kaluarën kam respektuar vendimet partisë dhe do të ishte mirë që edhe në të tashmen edhe në ta ardhmen të jemi unik si parti”, tha ai, përcjell Telegrafi.
I pari i LDK-së thotë se nuk mund ta paragjykojë vendimin e asnjë deputeti të LDK-së në rastin e votimit të presidentit.
“Unë do të përpiqem që të kemi unitet brenda partisë. Po përpiqem të ndërtojë këtë unitet”.
“Është bërë një presedan i rëndë në LDK që të mos respektohen vendimet e partisë. Shpresoj se ai presedan të përfundojë sa më shpejt në mënyrë që parti të funksionojë sa më mirë”.
Abdixhiku thotë se gjendjen e tanishme në LDK e ka gjetur dhe nuk e ka sjellë.
“Në situatën e tanishme kemi pasur dy mundësi: Të mos qanim kokën dhe të ndjekim vijën e AAK-së dhe PDK-së dhe të bisedojmë me ata që e kanë shumicën dhe të marrim një vendim parimor”, tha ndër të tjera Lumir Abdixhiku.