Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në Ditën e Presidentit, sot ka vizituar “Shtëpinë e Pavarësisë”.
Abdixhiku ka thënë se më 24 maj të vitit 1992, Kosova mbajti zgjedhjet e para shumë partiakë për Kuvendin dhe Presidentin e Republikës. Ibrahim Rugova, u zgjodh Presidenti i parë i Republikës së Kosovës; dhe kështu nisi rrugëtimi ynë institucional për Liri, Pavarësi e Demokraci.
“Ati themeltar i shtetit të Kosovës, Dr. Rugova, i mbijeton kohës”, ka shkruar Abdixhiku.
Postimi i plotë:
Sot, me Albinën e me bashkëpunëtorë, vizituam “Shtëpinë e Pavarësisë” për të shënuar Ditën e Presidentit.
Më 24 maj të vitit 1992, Kosova mbajti zgjedhjet e para shumë partiakë për Kuvendin dhe Presidentin e Republikës. Ibrahim Rugova, u zgjodh Presidenti i parë i Republikës së Kosovës; dhe kështu nisi rrugëtimi ynë institucional për Liri, Pavarësi e Demokraci. Pjesa tjetër është histori e lavdishme që i mbijeton kohës. Ati themeltar i shtetit të Kosovës, Dr. Rugova, i mbijeton kohës.
Në “Shtëpinë e Pavarësisë” njeriu gjenë jo vetëm kujtesën e një elite intelektuale e një lëvizje popullore që përcaktoj të ardhmen mbarë e mirë; por edhe motivin për të shërbyer me nder e përgjegjësi në këtë vend. Ky motiv është udhërrëfyes për secilin prej nesh sot e nesër.