Abdixhiku në Dragash: Me duar të pastra, pa afera korruptive e me projekte kapitale që kjo komunë nuk i ka parë asnjëherë më parë

Prishtinë | 29 Sht 2025 | 20:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha në tubimin në Dragash për zgjedhjete e 12 tetorit se vijmë me thirrje për të vazhduar një rrugëtim impresiv: me duar të pastra, pa afera korruptive, e me projekte kapitale që kjo komunë nuk i ka parë asnjëherë më parë.

“Edhe Dragashi flakë!
Edhe Dragashi zjarrtë!
Katër vite më parë, në Dragash, ju na dhatë gjënë më të vlefshme: besimin. Besimin, që në krye të Komunës tuaj, të vendosej LDK-ja, dhe një kryetar shembull i këtij qyteti të shkelqyeshëm.
Katër vite më parë, ju votuat Doktor Bexhet Xheladinin.

Me votën për të, ju nuk na dhatë vetëm fitoren. Ju na dhatë dhe mundësinë dhe nderin e madh për ta udhëhequr këtë komunë. Dhe sot, teksa shiqojmë katër vite më pas, jam i bindur më shumë se kurrë se ne nuk e zhgënjyem këtë besim të marrë. Sepse çdo premtim që e bëmë, e kthyem në punë. Çdo projekt që e nisëm, e çuam përpara. Çdo fjalë që e dhamë, e mbajtëm.

Katër vite më pas, ne vijmë sot para jush me faqe të bardhë, me rezultate konkrete, me punë të prekshme që secili prej jush e sheh në përditshmërinë e vet.

Vijmë dhe me thirrje për të vazhduar një rrugëtim impresiv; me duar të pastra, pa afera korruptive, e me peojekte kapitale që kjo komunë nuk i ka parë asnjëherë më parë. Doktori edhe katër!”, u shpreh Abdixhiku.

Të ngjashme