Abdixhiku në Ferizaj: Rikthim i popullit në shtëpinë e madhe të demokracisë

| 27 Jan 2025 | 20:53 | Nga

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar fotografi nga tubimi që ka mbajtur sonte në Ferizaj.

Ai ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj qytetarëve të Ferizajt për pjesëmarrje në tubimin e mbajtur në palestrën “Bill Clinton”.

“Ferizaj! Të faleminderit Ferizaj! Rikthimi në Palestrën ‘Bill Clinton’ është rikthim i popullit në shtëpinë e madhe të demokracisë!” – shkroi Abdixhiku në një postim në Facebook, duke ndarë fotografi nga salla e stërmbushur me simpatizantë të partisë.

Të ngjashme