Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorë kanë bërë iftar me Myftiun Naim Tërnava dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Abdixhiku ka uruar të gjithë besimtarët që agjëruan me shpresën që përkushtimi, sakrifica dhe lutjet e tyre të jenë pranuar nga Krijuesi.
“Muaji i Ramazanit mbetet një periudhë reflektimi dhe përforcimi të vlerave që na bashkojnë si shoqëri; solidaritetit, mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë. Këto vlera mbeten themeli i bashkëjetesës sonë dhe garancia e një shoqërie të drejtë e harmonike.Qytetarët tanë kanë dëshmuar gjithmonë kulturë të lartë humane e vëllazërore, duke qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe duke ndarë me ata që kanë më shumë nevojë. Le të vazhdojmë t’i kultivojmë dhe t’i forcojmë këto vlera edhe përtej këtij muaji të shenjtë”, shkruan Abdixhiku.