Abdixhiku në Kaçanik: Izolimi nuk është mendësia e Kosovës, ndryshimi vjen më 9 shkurt

Kaçanik | 12 Jan 2025 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nën udhëheqjen e kandidatit për kryeministër Lumir Abdixhiku, ka mbajtur të dielën tubim elektoral në Shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik, raporton Ekonomia Online.

Gjatë fjalimit të tij, Abdixhiku theksoi se LDK-ja mbetet sinonim i bashkimit dhe përparimit.

Ai shtoi se Kaçaniku gjithmonë ka qenë një shembull i guximit dhe rezistencës.

“Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për një kapitull të ri, një kryengritje kombëtare që do ta ngrejë Kosovën në piedestalin që meriton”.

“Izolimi nuk është mendësia e as ëndrra jonë, e këtu LDK vjen e gatshme në këmbë. 9 shkurti po vjen së bashku me ndryshimin”.

Abdixhiku premtoi një qeveri që do të punojë për një shtet ku demokracia dhe drejtësia janë parimet themelore.

“Në Republikën tonë, nuk ka vend për korrupsion apo ndarje. Duhet të jemi një vend ku çdo qytetar ndihet krenar për shtetin e tij,” shtoi Abdixhiku, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje.

Të ngjashme