Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike tëLumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka vazhduar takimet me qytetarë në Kurrizin e Prishtinës, ku bashkë me ekipin e tij ka prezantuar programin dhe zotimet e partisë.
Abdixhiku tha se gjatë këtij aktiviteti kanë bashkëbiseduar me qytetarë dhe biznese, duke shpërndarë programin me 113 zotime.
“Vazhduam në Kurrizin ikonik të Prishtinës. Mes qytetarëve, bizneseve e ritmit të përditshëm të Kryeqytetit, shpërndamë programin tonë me 113 zotime”, ka shkruar ai.
Sipas tij, fokusi i diskutimeve ishte vizioni për zhvillimin e vendit dhe projektet që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Folëm drejtpërdrejt për vizionin tonë, për projektet që e transformojnë Kosovën dhe për zotimet konkrete që prekin jetën e secilit: më shumë zhvillim, më shumë dinjitet, më shumë mundësi për familjet, të rinjtë e bizneset”, ka theksuar Abdixhiku.
Ai shtoi se ndryshimi vjen përmes dëgjimit të qytetarëve dhe rikthimit të politikës pranë nevojave të tyre.
“Sepse ndryshimi nis kur njerëzit dëgjohen, kur flitet hapur dhe kur politika kthehet tek qytetari e tek ëndrra për një Kosovë që ecën përpara”, ka shkruar Abdixhiku.