Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, mbajti një tubim madhështor në Lipjan, ku theksoi nevojën për anëtarësim të Kosovës në NATO dhe BE, si dhe ruajtjen e miqësisë me SHBA, raporton Ekonomia Online.
Ai kritikoi qeverisjen e kaluar, duke e cilësuar atë si një periudhë të mbushur me popullizëm dhe ndasi.
“Na duhet të shkojmë përpara drejt anëtarësimit në NATO dhe BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA. Përballë kemi popullizëm që për katër vite na ka mbajtur të ndarë e të përçarë. Ata folën mjaftë për katër vjet, na bëri të flasim nga çdo qytet që LDK-ja do ta bëjë Republikën siç e ka merituar”.
Abdixhiku tha se partia në pushtet për katër vite qeverisje ishte plot mllef e plot popullizëm.
“Kjo forcë duhet të na vijë sot dhe shumë shpejt sepse Kosova ka nevojë sërish për LDK-në, shpresën e parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës. Me përçarjes dhe urrejtjes, ne jo vetëm thirrjet përbashkuese por duhet ta gjejmë rrugën për të ecur përpara”.
Ai gjithashtu ironizoi me mesazhet e publikuara të kryeministrit Albin Kurti për aferën KEK, duke thënë se kjo nuk është për “mafinë energjetike” dhe se ata që kanë keqpërdorur resurset do të përballen me pasojat.
“Watsapi në LDK është për familje dhe jo për mafinë energjetike. LE ta themi qartë, ata që po bëratin për të gjithë keqpërdoruesit, do të përgjigjen cent më cent, do t’i kthejnë cent më cent”, theksoi ai.
Ai premtoi edhe rregullimin e gazit amerikan, vlerë kjo 120 milionë euro, nga e cila do të përfitojnë edhe qytetarët e Lipjanit.
“Me linjën e gazit amerikan, Lipjani do të shndërrohet në një udhëkryq energjetik. Në nivel nacional jam zotuar se do të jem partner i bizneseve”, shtoi ai.
Kryetari i degës së LDK-së në Lipjan, Imri Ahmeti, theksoi se sot qëndron para qytetarëve me krenari, duke falenderuar ata për besimin në LDK dhe duke i siguruar se janë të angazhuar për një Kosovë ndryshe.
“Sot qëndroj para jush me krenari dhe jam krenar që besuan në Lipjanin dhe që jemi bashk për një Kosovë ndryshe. Kjo është natë e rëndësishme sepse na bashkon vullneti për ti dhënë fund kaosit të kësaj qeverie që ka zhgënjyer çdo qytetar. Nuk jemi këtu për shfaqje teatrale por si qytstar që jemi të shqetësuar për drejtimin që ka marrë vendi ynë”.

