Abdixhiku në Malishevë: Gjendja nuk është mirë, më 9 shkurt të bëhet ndryshimi i madh për Kosovën

Prishtinë | 15 Jan 2025 | 20:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar që më 9 shkurt të bëhet ndryshimi i madh pasi që “gjendja në vend është e rëndë”, raporton Ekonomia Online.

Këto deklarata, kreu i LDK-së i ka bërë në takimin me qytetarë të Kievës së Malishevës.

“Ju ftoj që më 9 shkurt ta bëni ndryshimin e madh pasi që gjendja në vend është e rëndë, gjendja në vend nuk është e mirë, gjendja në vend e mban shtetin larg njerëzve të vet dhe më 9 shkurt shtetin duhet ta kthejmë tek njerëzit e vet. Unë nuk jam këtu të ftoj për ankesa e përçarje e të nxisë urrejtje. Në politikë nuk jemi për t’u sharë por në politikë jemi për të prezantuar projekte për të ardhmen”.

“Para se gjithash kam një kërkesë që të mobiliozoheni prej së vërteti. Këto zgjedhje nacionale nuk janë për të përcaktuar kryeministrin e ardhshëm të Kosovës por janë zgjedhje për të përcaktuar vet fatin e shtetit të Kosovës. A është një shtet i izoluar, nën saknsiosne e nën masa dhe me një parti populliste dhe e pëtplasur me secilin akterë brenda dhe jashtë apo është një vend i zhvillimit dhe mirëqenies, i projekteve të mëdha infrastrkuturore. Ne në LDK e kemi zgjidhjen e qartë, më 9 shkurt votojmë djathtë, ne votojmë numrin 124, ky është obligimi ynë”, u shpreh Abdixhiku.

Ai tha se mbështetja për LDK-në po merr formë çdo ditë me takimet që po i mban nëpër qytete.

Të ngjashme