Abdixhiku në Podgur të Pejës: Zemra e Dukagjinit po rreh më fort se kurrë

Prishtinë | 05 Shk 2025 | 21:55 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte ka mbajtur tubim në Podgur të Pejës, të cilin e quajti madhështi të radhës.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook tha se zemra e Dukagjinit po rreh më fort se kurrë.

“Kështu na pritën në Podgur të Pejës. Tubim i radhës, entuziazëm i radhës, madhështi e radhës! Zemra e Dukagjinit po rreh më fort se kurrë! Peja asnjëherë nuk ka qenë spektator”.

“LDK-ja është themeli i Dukagjinit, dhe Dukagjini është vet themeli i LDK-së. Sonte në Podgur, e ndjemë qartë!  Jemi NJË”, ka shkruar Abdixhiku.

Të ngjashme