Abdixhiku në Prizren: Qeveria ime do të krijojë kushte më të mira jetese për qytetarët

Prishtinë | 31 Jan 2025 | 21:23 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubim më banorët e Ortakollit të Komunës së Prizrenit, ku deklaroi se qeveria e tij do të fokusohet në krijimin e kushteve të mira për jetesën e qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Ai theksoi rëndësinë e realizimit të projekteve konkrete për zhvillimin e Kosovës, duke përfshirë 120 projekte dhe investime prej 5 miliardë eurosh.

“Ne do ta bëjmë Kosovën të jetueshme për familjen kosovare, pensionistët e Kosovës, ku të gjithë pa dallim sektori privat e publik. Vendi është nën masa dhe ndëshkime nga Bashkimi Evropian kjo gjendje e tanishme është e trishtë, kjo gjendje është e frikshme, dhe kjo gjendje është dorëzim i të djathtave. Duke njohur të djathtit dhe qytetarët e Kosovës, jam i bindur që kësaj gjendje do t’i dalim të gjithë së bashku. Jam i interesuar për projekte konkrete”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku u shpreh se do të angazhohet për rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve për shërbyesit civil, duke premtuar një koeficient 150 për ta që në javën e parë të qeverisë së tij.

 Ai gjithashtu theksoi se synimi i tij është krijimi i mundësive për një jetesë dinjitoze për të gjithë qytetarët e Kosovës.

 “Rruga e Re, ka 120 projekte, ka 5 miliardë euro investime, ka 5 miliardë euro buxhet, ka 5% rritje ekonomike. Aty ku na ndjellin frikën prej Serbisë, ne, të djathtit e Kosovës, qytetarët e lirë të Republikës së Kosovës, pasardhësit politik të Ibrahim Rugovës, kemi krenarinë”,

Për asgjë tjetër vetëm për të bërë një jetesë të mirë për Kosovën, prandaj aty ku ata kanë vështruar rritjen e çmimeve e sfidën e përballueshmerisë, ne kemi ofruar paga të larta e të ardhura me dinjitet. Koeficienti 150, që në javën e parë të qeverisë së re, për shërbyesit civil, është zotimi ynë i parë – është vendimi ynë i parë! Një javë, 150”, deklaroi Abdixhiku.

Të ngjashme