Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një tubim në Shtime deklaroi se Kosova duhet të investojë seriozisht dhe drejtpërdrejt në familje, raporton Ekonomia Online.
Ai theksoi se për LDK-në familja nuk është vetëm kategori sociale, por pasuri e madhe kombëtare.
“Prandaj ne kemi marrë një vendim të qartë politik dhe moral: Kosova duhet të investojë te familja, seriozisht dhe drejtpërdrejt. Jo me fjalë, jo me projekte të përkohshme, por me politika të qëndrueshme shtetërore. Sepse familja nuk është barrë për buxhetin; familja është investim në të ardhmen e vendit”, tha Abdixhiku.
Sipas tij, investimi në familje duhet të bëhet përmes politikave të qëndrueshme shtetërore, duke nënvizuar se premtimet e LDK-së janë konkrete, të matshme dhe të zbatueshme.
