Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim me banorët e fshatit Vraniq në Suharekë, ku theksoi angazhimin për ndryshime të mëdha për qytetarët e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Abdixhiku shprehu përkushtimin për të siguruar një jetë dinjitoze për të gjithë dhe i ftoi banorët të mos ndalojnë për të arritur fitoren në zgjedhjet e ardhshme.
Ai theksoi rëndësinë e votës për kandidatët e LDK-së dhe e cilësoi këtë proces si një “festë të demokracisë dhe ndryshimit të madh.”
“Po fillojmë me 100 mijë euro, ky ndryshim bëhet për çdo qytetarë të Kosovës, që të jetojë dinjitetshëm në Republikën e Kosovës, për këtë kam nevojë për ju, për këtë duke e parë sonte këtu jam i bindur që ju kam edhe juve. Mos u ndalni kemi edhe 25 ditë deri në fitoren e madhe, në këto zgjedhje mos i përjetoni si urrejtje por përjetoni si na ka mësuar Ibrahim Rugova sikur festë. Festë e demokracisë dhe e ndryshimit të madh, shijoni punoni dhe mos u ndalni që ti japim një fitore të madhe edh Therandës dhe shtetit të Kosovës.
I kemi tri shkronja të arta kemi tri numra të shenjtë këta numra janë 124, kemi kandidatë të shkëlqyeshëm nga qyteti juaj i kemi pesë zgjidhni së pari këta tuajit dhe më pas të tjerët. Jemi një shtëpi familje jemi Lidhja Demokratike e Kosovës”.
