Abdixhiku në Viti për ta uruar Halitin: Shembull i udhëheqjes së qetë e të matur

Prishtinë | 12 Nën 2025 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkuar drejt Vitisë për ta uruar Sokol Halitin i cili siguroi edhe një mandat nga zgjedhjet e fundit lokale.

Ai thotë se Haliti ka qenë gjithmonë shembull i udhëheqjes së qetë, të matur e të vendosur.

Ndër të tjera, i pari i LDK-së thekson se fitorja atje, është përmbushje e mozaikut të madh të fitores së partisë në të gjithë Kosovën.

“Me pritje të ngrohtë e me përplot gëzim, urova Sokol Halitin për fitoren e radhës në Viti. Një fitore e merituar, e ndërtuar mbi vite pune, përkushtimi e respekti ndaj qytetarëve të kësaj ane. Sokoli ka qenë gjithmonë shembull i udhëheqjes së qetë, të matur e të vendosur; një model që e nderon Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe traditën e saj në Viti. Fitorja në këtë anë të Anamoravës është përmbushje e mozaikut të madh të fitores sonë në gjithë Kosovën; një dëshmi se besimi në punë, në vlera dhe në LDK-në po rikthehet fuqishëm. Sokolit dhe ekipit të tij urime. Le të bëhemi tani gati për garën e radhës”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Të ngjashme